SKANDAL në Durrës! Rilindja po ndan më dysh shtëpitë e banorëve për propagandë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.08.2020, 18:29

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi fatal për shumë banorë në Durrës, ku mes të tjerave pati viktima dhe shumë dëme në banesat e qytetarëve durrsakë. Sipas ekspertëve, Durrësi është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe për këtë këshillohet kujdes në ndërtimin e pallateve dhe banesave, por kjo këshillë nuk merret parasysh nga Rilindja për sa kohë që gjendet një sipërfaqe e lirë toke... Ndërkohë dy javë më parë JOQ Albania denoncoi një rast skanadaloz në Durrës, ku po ndërtohej mbi një tokë kënetore dhe gjatë gërmimeve uji kishte dalë në sipërfaqe, gjë që dallohej me sy të lirë.

Toka kënetore ku po kryheshin gërmime për hedhjen e themeleve, ndodhej 10 cm larg pallatit ekzistues. Kjo gjë alarmoi banorët e pallatit, pikërisht për dëmet që mund të merrnin banesat e tyre dhe cilësinë dhe fortësinë e bazamentit të ndërtimit të ri.

Por në një bisedë me inxhinierin e objektit, ai u shpreh se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe janë bërë studimet përkatëse sizmike dhe gjeologjike, gjë kjo që bie poshtë tërësisht duke shpalosur rezultatet e gërmimeve, të dërguara ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania!

Pallati afër vendit ku po bëhet gërmimi është dëmtuar tej mase dhe muret e shtëpive të banorëve janë ndarë më dysh duke krijuar edhe plasaritje të mëdha në themele e dysheme, ndërsa hapësira e çarjeve zgjerohet dita-ditës duke rrezikuar kështu jetën e banorëve. Personi që ka dërguar mesazhin shprehet se materialet në lidhje me ngjarjen janë referuar në prokurori, por ende asnjë hap nuk është marrë ende nga organet ligjzbatuese.

Punët e Rilindjes, të tilla janë... hapësirat ku toka është e qëndrueshme i përdorin për kulla oligarkët, ndërsa në këneta ndërtojnë gjoja vepra publike në dobi të komunitetit, në toka kënetore duke i ndarë më dysh shtëpitë banorëve të tjerë.

Mesazhi:

Rreth dy jave me pare dergova disa foto ne redaksine e JOQ ne te cilat dukej qarte se po punohej fare prane pallatit dhe mbaj mend pati nje reagim nga Inxhinieri i objektit i cili tha se ishte marre cdo mase sigurie dhe nuk kishte asnje problem dhe se ankesat e banorve ishin te ulëta. Tani dua ti drejtoj nje pyetje atij “ekspertit” ishte e parashikuar kjo katastrofe nga ana e tij? Apo duhet te presim deri ne momentin qe te shembet plotesisht e te vdese dikush? Kemi bere dhe denoncim para rreth nje jave per kete gje por asnje hap nuk esht ndermarre akoma nga autoritetet ligjzbatuese. Deri n kat t 3 po.Katet e para jan demtu po jo kaq shum, duket sikur po largohet ora ores m shume

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit