Shkallon polici Artan Elezi!!! Përgjon te dera pronarin, i vë 30 MILION Lekë gjobë se hyri në biznesin e tij!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.08.2020, 22:35

Shefat e Policisë janë kthyer në një mekanizëm KÇK-je të frikshëm duke u pasuruar me para në dorë nga bizneset që pranojnë t'u nënshtrohen presioneve të tyre dhe këtë gjë po e vërtetojmë çdo ditë që kalon me denoncime të pakonceptueshme, jashtë logjikës njerëzore, që mbërrijnë në redaksinë e JOQ Albania.

Këta efektivë shihen në pasqyrë para se të dalin në terren, iu turbullohet imazhi i vetes si një “padrino" ndaj qytetarëve shqiptarë dhe guxojnë t'u bëjnë "të fortin" pronarëve të bizneseve, pasi nuk pranojnë të bëhen palë si shkelës të ligjit e t'i japin atë rryshfetin nën dorë që e lakmojnë aq shumë dhe e shohin si burim të nënshtrimit, terrorit e frikës.

E tillë ka ndodhur edhe në një biznes pranë Bulevardit të Ri në Tiranë, ku efektivi Artan Elezi me mungesën e logjikës që karakterizon një polic, jo vetëm që e kthen këtë episod në parodi, por e kthen në vetëndëshkues thjesht për motivin absurd të gjobëvënies ndaj biznesit në fjalë.

Të qash apo të qeshësh?! Elezi bashkë me disa punonjës policie (emrat e të cilëve mund t'i lexoni në dokument), kanë qenë duke ruajtur në mesnatë tek dera pronarin kur do të futej brenda në biznesin e tij dhe i kanë bërë pritë për ta gjobitur me shifrën marramendëse.

Ashtu siç ka deklaruar edhe në procesverbal, pronari i biznesit, shprehet se ka qenë duke hyrë në ambientet e biznesit vetëm ai, bashkë me nipat. Skandali më i madh i efektivëve, me në krye Artan Elezin, është se e ka gjobitur pronarin me 30 milionë lekë dhe e kanë mbajtur në komisariat deri në 9 të mëngjesit, e kjo vetëm pse ka dashur të hyjë në biznesin e tij!

Ky motiv që bën për të qeshur të madh e të vogël, tregon nivelin e turpshëm dhe të ulët të policëve zhvatës të shtetit që rrojnë për para nën dorë dhe gjejnë motive nga më absurdet për t'u hakmarrë ndaj atyre që nuk pranojnë të bëhen palë me shkelësit e ligjit, vetë ata, policët e shtetit.

*Burime për JOQ Albania kanë bërë me dije në lidhje me çështjen, se ndaj grupit dhe përgjegjësit të efektivëve, që ka kryer shoqërimin e pronarit të subjektit dhe e ka gjobitur me motivacionin absurd do të kryhet kallëzim penal në SHÇBA për shpërdorim detyre*

E turpshme, por ndodh në Shqipëri!

Artan Elezi

Njëri prej efektivëve të grupit KÇK

Procesverbali

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit