Ditën e djeshme u raportua se një 42-vjeçar u vu në pranga pasi dhunoi një efektive policie. Emanuel Vokrri u ndalua pas një parakalimi të gabuar dhe pas kësaj është konfliktuar me punonjësen e policisë, shkruhej në njoftimin e Policisë së Shtetit për mediat. Më vonë Vokrri është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar motra e të arrestuarit e cila shpjegon në versionin e saj se si ndodhi konflikti.
E afërmja e tij shkruan:
Pershendetje JOQ, une jam motra e emigrantit qe keni publikuar lajm, elida xhepa që ju keni publikuar sikur është dhunuar nga emigranti me tre fëmijë të mitur në makinë është ndaluar dhe është keqtrajtuar. Urdhëro videot që tregojnë se sa durim ka emigranti i shkretë kur policia kërkon që emigranti të hedhë ndonjë lek. Elida Xhepa ishte një police shumë e korruptuar dhe e degjeneruar sa që edhe komentet në median tuaj është turp për t’i lexuar çfarë flasin për policen. Policia e vërtetë është kjo në video, sepse ajo e ka dhunuar bashkëshorten e emigrantit anglezen, e kishte trikon ne komisariat gjithë gjak. Unë që po ju shkruaj jam motra se vëllai është në burg, dhe të shtunën ka biletën për të ikur me familje, për një legene police që flet keq gjithë popullsia, dhe një baba i pafajshëm me tre fëmijë dhe rezultat zero alkool e lenë në burg. Më thoni ju ku ka drejtësi këtu? Publikimet që janë bërë nuk janë reale, këto janë videot origjinale deri në moment kur policja xhepa ka dhunuar anglezen duke ju hedhur në makinë për t’i marrë tel privat në makinën e tyre private...