Plot me gabime gjuhësore/ Dështon policia, Bashkia e Peqinit jep njoftimin: Bashkëpunoni për gjetjen e autorit të zjarrit!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.08.2020, 20:44

Para pak ditësh një zjarr i fuqishëm përfshiu Peqinin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. U dëmtuan dhe u dogjën rreth 4000 rrënjë ulliri, ndërsa në disa zona zjarri u kthye në rrezik serioz edhe për banorët. Zyrtarët dhe autoritetet lokale dyshojnë se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Për këtë duket se po punohet për të gjetur përgjegjësit, dhe Bashkia Peqin ka nxjerrë edhe një njoftim, ku pasi rendit dëmet që ka shkaktuar zjarri, kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë për gjetjen e autorit/autorëve.

Bashkia thekson faktin se zjarrvënia me qëllim është akt kriminal dhe meriton ndëshkimin e plotë dhe vënien para drejtësisë. Madje është vendosur edhe një shpërblim prej 1.000.000 lekësh për secilin që bashkëpunon me organet e administratës për të gjetur autorët, ndërsa theksohet se do të ruhet anonimati.

Në fund, e mirëkuptojmë qëllimin e Bashkisë për vënien e përgjegjësve para drejtësisë, por niveli gjuhësor i njoftimit lë shumë për të dëshiruar, çka dashje pa dashje 'ngre alarmin' për përgatitjen dhe profesionalizmin e zyrtarëve lokalë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit