“Kërcet” leku në Sanatorium, 880 milionë i jepen “pas perdeve” firmës EUROMED për mjete anti COVID-19

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.08.2020, 22:21

Jo lum, por një oqean i vërtetë po rezulton qarkullimi i parasë nëpërmjet tenderave në shëndëtësi. Në një kohë kur sipas të dhënave zyrtare borxhi publik shkon deri në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PPB), buxheti i shtetit vazhdon që të “milet” rregullisht nga ustallarët e Rilindjes. Rezulton se ajo çka ustallarët e mësipërm preferojnë më tepër, janë tenderat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Kjo vlen sidomos në rastin e mjeteve mbrojtëse anti COVID-19.

Pikërisht një rast i tillë është publikuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje artikuj për masa mbrojtëse personale (MMP) për përballimin e situatës emergjente COVID-19, për një periudhë 90 ditore”, në S.U “Shefqet Ndroqi”. Referenca e kësaj procedure prokurimi mban numrin REF-67901-08-06-2020. Fondi limit i tenderit ka qenë 73,745,000 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 880 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke qenë se procedura ka qenë me marrëveshje “pas perdeve të mbyllura”, pra me negociim dhe pa shpallje paraprake, vetëkuptohet që nuk ka patur fare garë por ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila natyrisht është shpallur edhe fituese. Me interes është fakti se fituesi ka ofruar vlerën 73,570,000 lekë të reja pa TVSH, ose 99,76% e fondit limit. Kjo do të thotë se shanset janë tepër të mëdha që të jetë abuzuar me tenderin dhe që një pjesë e mirë e këtyre parave të kenë përfunduar në xhepat e ustallarëve.

Rezulton se kompania fituese është “Euromed” sh.p.k. me administrator Armand Alliu dhe me pronarë Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora. Ky i fundit, pra Hervin Fora, duke parë edhe historikun e kompanisë, rezulton të ketë qenë një ndër ortakët më me peshë në këtë kompani, ndonëse aktualisht me letra ka vetëm 10% të aksioneve.

Sipas të dhënave publike, kjo kompani në pesë vitet e fundit ka futur “në xhep” rreth 17 milionë euro tendera. Duke parë këto shifra, rezulton se kjo kompani dhe pronarët e saj, janë aktualisht ndër përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet në varësi, pas Sokol Topçiut dhe firmës së tij “FARMA NET ALBANIA”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit