90-vjeçari vdes nga COVID-19 pak ditë pasi vizitoi gruan e prekur nga virusi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.08.2020, 01:43

Një burrë ka vdekur nga COVID-19 tre javë pasi vizitoi gruan e tij prej 30 vjetësh në spital për herë të fundit përpara se ajo të ndërronte jetë nga virusi.

Sam Reck, 90 vjeç vdiq në 1 gusht në Qendrën Mjekësore Shëndetësore Rajonale në Lakeland të Floridës, në të njëjtën dhomë ku gruaja e tij JoAnn vdiq në moshën 86 vjeç, në 12 korrik.

Të afërmit e Sam kanë thënë se janë të sigurt se ai kontraktoi virusin nga gruaja e tij, por që ai e dinte rrezikun që po merrte kur vizitoi JoAnn në shtratin e saj të vdekjes.

Holly Reck vajza e Sam tha për USA Today:

Nuk kishte asgjë të cilën ndonjëri prej nesh mund të kishte bërë për ta mbajtur atë larg kësaj. Ai do të kishte arritur vetë atje në një mënyrë ose në një tjetër për ta parë atë. Unë e besoj këtë.

Sam dhe JoAnn njiheshin si 'Romeo dhe Zhulieta' të shtëpisë së pleqve në Lakeland, ku kufizimet e karantinës i detyruan ata të bënin vizita të largëta shoqërore pasi pandemia goditi zonën.

Por kur JoAnn u sëmur nga virusi, Sam ishte i vendosur që të thoshte mirësinë e tij personalisht, megjithë paralajmërimet e mjekëve për gjasat e mëdha që ai gjithashtu mund të sëmurej rëndë si rezultat.

Djali i JoAnn nga martesa e saj e parë, Scott Hooper, kujtoi se kishte folur me Sam pasi u diagnostikua me COVID-19 dhe e pyeti nëse ai pendohej për vizitën në spital.

Pa u menduar u përgjigj: As një sekond. Ai tha pavarësisht se çfarë ndodh, ai ishte shumë i lumtur që pati mundësinë t'i shprehte lamtumirën dhe t'i mbante dorën edhe një herë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit