Vetëm një viktimë nga koronavirusi është shënuar së fundmi në Greqi. Kështu numri total i të vdekurve në vend ka shkuar në 212.
Ajo që është shfaqur edhe më shqetësuese në vendin fqinj, është konfirmimi pozitiv me koronavirus i një emigrant në një hotel në Selanik.
Kjo ka bërë që i gjithë stafi dhe të akomoduarit e tjerë të vetëkarantinohen. Ata do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.
Jashtë hotelit qëndrojnë disa forca policie. Bëhet me dije se hoteli kohët e fundit ka pritur disa refugjatë dhe emigrantë që kishin sëmundje të ndryshme dhe nuk mund të qëndronin në strukturat e akomodimit.