Vrau 4 policë dhe u dënua 25 vite burg/ Drejtësia e munguar dhe show që politikanët bëjnë në Twitter

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2020, 22:07

7 gushtin e vitit 2009, Dritan Dajti ekzekutoi me saktësi dhe gjakftohtësi katër policë nga grupi që kishin shkuar për ta arrestuar. Procesi i gjykimit të Dajtit zgjati plot 10 vite ku në më shumë se 275 seanca gjyqësore, i pandehuri luajti me boshllëqet në legjislacionin shqiptar.

Pas vendimit me katër burgime përjetshme korrikun e vitit 2014, dënim që u ulë në mënyrë drastike në shkurt të vitit 2019 me 25 vite burgim. E duke vazhduar në këto ritme, Dritan Dajti mund të përfitojë në të tjera ulje dënimesh. Një drejtësi e munguar në nder të katër policëve por pa harruar edhe lojën politike. Ka qenë Lulzim Basha i cili në një reagim në rrjete sociale ka nxitur të ashtuquajturat përplasje politike për drejtësi në vend.

Basha shkruan:

Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh.

Nga ana tjetër Taulant Balla, përfitoi nga ‘zgjimi’ i kryedemokratit duke u krenuar për qeverisjen dhe punën e saj shëmbullore në vënien e drejtësisë.

Taulant Balla shkuran:

Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron.

Edhe Edi Paloka përfitoi nga rasti për të marrë pak vëmendje duke ngritur dyshime si gjithmonë ndaj qeverisë, por pa bërë asgjë si opozitë e shqiptarëve.

Edi Paloka shkruan:

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës? Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre? Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit? Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg? A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu? Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit