Gjesti i rrallë/ E dashura iu infektua me Koronavirus, i riu i shkon çdo ditë te dritarja e shtëpisë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.08.2020, 21:09

Një djalë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale për gjestin e tij, pasi ai çdo ditë ka shkuar dhe është ulur te dritarja e shtëpisë së të dashurës së tij, ndërsa ajo po shërohej nga koronavirusi. Camila Baldasso, 17 vjeç, ishte asimptomatike kur u diagnostikua pozitive për virusin. Ndërsa Collin, 19 vjeç, pas testit rezultoi negativ. Ky lajm i mërziti shumë ata, sepse do të duhej që të ndaheshin nga njëri-tjetri dhe të qëndronin larg.

Por, Collin ishte i vendosur të mos e linte Camila-n vetëm, dhe u zotua se do t’i qëndronte afër, derisa ajo të shërohej plotësisht. "Ai ishte i trishtuar që ne nuk do të mund ta shihnim njëri-tjetrin, por më tha që do të ishte aty për mua tërë kohën," tha Camila. Collin kurrë nuk e theu premtimin e tij, duke qëndruar ulur jashtë shtëpisë së Camila-s në Teksas çdo ditë, ndërsa ajo ndodhej e karantinuar në dhomën e saj të gjumit.

Camila tha që koha e saj në izolim ishte e vështirë dhe emocionuese, por vizitat e Collin ndihmuan për të mbajtur komunikimin e tyre të vazhdueshëm. Përfundimisht, pas 10 ditësh, Camila u shërua dhe e njoftoi Collin për lajmin e madh. Ai u lumturua pa masë dhe shkoi ta takonte, dhe më në fund ishin në gjendje të rrinin sërish pranë njëri-tjetrit.

Burimi:ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit