Fëmijë sterilë dhe homoseksualë/ Cako për planin ‘djallëzor’: Paralizimin nga vaksina e pranoi Bill Gates

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2020, 20:01

Konspiracionisti dhe studiuesi i njohur shqiptar, Alfred Cako, ka paralajmëruar një skenar të frikshëm për reduktimin e popullsisë. Hedhja në treg e vaksinës së Covid-19 sipas Cakos do të jetë hapi i parë i një plani ‘djallëzor’. Sipas tij fillimisht janë paralajmërur nga multimiliarderi Bill Gates mbi 700,000 persona të cilët do të dëmtohen nga vaksina për shkak të efekteve anësore të saj.

Kjo shifër është shqetësuese por Cako në një postim në facebook thotë se numri i njerëzve që do të dëmtohen nga vaksina do të jetë më i lartë. Studiuesi Alfred Cako thotë se vaksina do të ketë ndikim në sterilizimin e fëmijëve dhe ndryshimin e hormonëve. Një nga hapat kryesor për uljen e numërit të popullësisë në botë.

Postimi i Alfred Cakos:

700,000 të dëmtuar nga vaksina? E ka thënë vetë Billi? Megjithese ky numër do për të qenë i vërtetë edhe ca zero të tjera nga mbrapa, por e zëmë se jo, Billi me zërin tërheqës nuk po na genjen; si shpjegohet kjo?! Edhe në Indi me vaksinën e Polios la mbi 400, 000 të paralizuar; ç’jane këto vaksina?! Me gjithë ata që kanë vdekur normalisht nga ataku, nga diabeti, ishemia, që i ka zënë korenti, që kanë pasur aksidente në rrugë a në punë, që nuk ju është hapur parashuta në mal e që janë paraqitur të vdekur me Covid-19, numri total në botë është 550,000 të vdekur! A është kjo një Pandemi?!! Deri tani jo, por Kapelet e zeza do ta hedhin, sipas Presidentit të Kenias, i cili i referohej Axhendës 2021 të Rockefellereve, në dimër një virus 30% më të fortë se kombinimi Sars&H1N1për të futur botën në kaos dhe për të zhytur USA-n në errësirën e anarshisë dhe luftës civile për të ngritur Kinën. Do akuzohen protestuesit pa maska si mbartës të sëmundjes dhe OBSh e Bankierët mbrapa tyre do të ndërhyjnë për vaksinimin me vaksinat inteligjente te tipit ARN për të ndryshuar ADN njerëzore me ADN kafshësh apo fetuse fëmijësh dhe për të helmuar gjakun tonë me metale të rënda, për të vrarë të moshuarit, sterilizuar apo ndryshuar drejtimet seksuale të femijëve nën 6-vjeç kur të rriten nëpërmjet futjes së hormoneve të kundërta në trupin e tij për të nxitur devijimet seksuale dhe prirjet homoseksuale, për t’i lënë pa trashëgimtarë. Madje kjo është planifikuar në periudhën 2025-2031. Me se do të likujdohen? Me shpatë? Jo? Po me se, me barot? Jo?! Po me se? Me vaksinaaaaaaa. Kush nuk beson nga këta të majtët, le të shkojnë të bien dëshmorë për ujkun me lëkurë qingji ose Shoqërinë Fabian. Ne të tjerët le të na lenë rehat. Kështu, plani i tyre është që, USA, nga 330 milionë do të ngelet 100 milionë; BM nga 67 milionë do të ngelet 10 milionë; Gjermania nga 88 milionë do të ngelet 13 milionë, Australia nga 23 milionë do të ngelet 15 milionë. Besoni Rilindjen!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit