Një 32-vjeçar është plagosur gjatë punës në ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç në Tepelenë. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Policia njofton se punëtori është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Ende nuk dihet se çfarë e dëmtoi gjatë punës 32-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/ Informacion paraprak: Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.
Shtetasi i mësipërm u transportua për në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.