Një aksident u regjistrua pak më parë në Tiranë, tek “Kthesa e Kamzës”.
Policia njoftoi se rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin XH.K., 52 vjeç dhe burri u dërgua me urgjencë drejt spitalit.
Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur edhe foto nga vendngjarja.
Siç shihet edhe nga pamjet, i aksidentuari ndodhet në rrugë i shtirë. 52-vjeçari duket i gjakosur në kokë.