Një aksident është regjistruar në Tiranë vetëm pak më parë.
Policia njofton se rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin XH.K., 52 vjeç.
I moshuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tij aktuale, por ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2020, rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.