OBSH: Nuk do të ketë kthim në normalitet, përhapja e koronavirusit po rritet

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.08.2020, 19:09

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të enjten se nuk do të ketë kthim në normalitet, pasi pandemia e koronavirusit po përshpejtohet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e varfra. Gjysma e të gjitha rasteve të Covid-19 të raportuara deri më tani janë nga Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp nga selia e agjencisë në Gjenevë.

Është plotësisht e kuptueshme që njerëzit duan të rikthehen në jetën e tyre të mëparshmë, por ne nuk do të kthehemi te normalja e vjetër, tha ai. Shtetet e Bashkuara kanë shpërthimin më të madh në botë me më shumë se 3.8 milion raste Covid-19 deri më tani, sipas të dhënave nga OBSH.

Ato pasohen nga Brazili me 2.1 milion raste dhe India me 1.1 milion raste, sipas organizatës. Ka më shumë se 14 milion raste globalisht. OBSH rekomandon që njerëzit të veshin maska si një mënyrë për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Shkencëtarët thonë se virusi mund të përhapet përmes piklave të ajrit që kalojnë kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Studimet sugjerojnë se maskat mund të shërbejnë si një pengesë efektive në përhapjen e infeksionit.

Burimi:cnbc|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit