Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Brazil, në shtetin Pará, ku një grua u përplas nga një makinë në një kryqëzim teksa po e cte me motor. Pas goditjes nga makina, ajo u rrotullua disa herë në rrugë dhe nga forca e goditjes përfundoi në një pusetë të hapur në anë të rrugës. Aksidenti u filmua nga kamerat e sigurisë. Ajo është indetifikuar si shtetasja Mayara dos Santos, 27-vjeç.
Menjëherë shoferi ka zbritur nga makina dhe i ka shkuar në ndihmë, pasi ajo përfundoi poshtë pusetës, para se të arrinte ambulanca. Shoferi u ndihmua gjithshtu edhe nga disa njerëz të tjerë aty përreth, por asaj iu desh të qëndronte disa minutabrenda derisa u bë e mundur nxjerrja e saj jashtë. Ajo u transportua me urgjencë në një spital rajonal, dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në palcën kurrizore për shkak të dëmtimeve që ka pësuar.
Burimi:DailyMail|PërktheudhePërshtati: JOQ Albania