Teksa vazhdon aksioni për gjobitjen e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bëhen burim aksidenti, një video e çuditshme ka mërritur në redaksinë tonë. Siç shihet edhe nga pamjet, një trajler i“Lajthizës”, teksa ecën në rrugë për të bërë furnizimin e përditshëm me ujë nëpër pika të ndryshme, bën një manovër të rrezikshme në rrugë duke u futur në parakalim. Ai po ecte në një nga rrugët e Saukut në kryeqytet, ndërsa rruga nuk lejon monovra të tilla. Fakti më i rëndësishëm që vërteton shkeljen e rregullave, është pikërisht vija e pandërprerë e cila nuk lejon parakalimin. Pamjet janë kapur nga një drejtues mjeti që ndodhej pak më pas.