Filmuan nga vetëm 640 metra larg momentin e shpërthimit në Beirut, çifti shpëton mrekullisht

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.08.2020, 14:59

Xhami dhe mbeturinat nga shpërthimi i së martës në Beirut, plagosën Imad Khalil dhe Lina Alameh, por të dy thonë se ata janë vërtetë me shumë fat që akoma janë gjallë. Ata tani janë të shtruar në një spital dhe po kurohen nga plagët e marra gjatë shpërthimit të fuqishëm. Lina iu nënshtrua një operacioni prej tre orësh, nëdërsa Imad ishte më shumë i dëmtuar dhe iu desh një kohë më e gjatë prej 10 orësh, pasi operacioni ishte i vështirë. Ata janë ndër mijëra mijëra njerëz në të gjithë Beirutin që u plagosën nga shpërthimi. Apartamenti i tyre, të cilin e blenë vetëm dy vjet më parë, tani është thuajse i shkatërruar.

Ata thanë se zjarri në port nisi i vogël, ndërsa filloi të përhapej me shpejtësi. Ata e filmuan gjithçka nga ballkoni i shtëpisë së tyre, vetëm 640 metra larg. Madje ata ishin live në rrjetet sociale në momentin e shpërthimit, ndërsa ajo thirri: Çfarë është kjo zhurmë? Hyr brenda, futu brenda! Imad, futu brenda! “.Lina u shpreh se Imad nuk i përgjigjej asaj dhe dukej sikur ishte i tronditur. Shumë shpejt, filluan të shfaqeshin shpërthime të ngjashme me fishekzjarrët.

Tridhjetë e tre sekonda pas shpërthimit të parë, ndodhi shpërthimi i dytë. “Gjithë sa mbaj mend është se fluturova në ajër”, tha Imad. Lina tha se ishte hedhur përmes një dere qelqi, dhe theu bërrylin, preu një tendinë dhe u plagos në shpinë. Për më tepër, ajo kishte prerje të shumta në trupin e saj. Imad mori dëmtime të rënda dhe pjesa më e madhe trupit iu fashua. Ai kishte plagë nga koka në këmbë, me prerje të rënda në kyçin e këmbës dhe gjunjët dhe një frakturë komplekse në kofshën e djathtë.

Lina kërkoi ndihmë dhe një polic i ndihmoi të zbrisnin Imad-in nga kaati i 11-të i pallatit. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që jashtë, fasada e ndërtesës e gjithë anës së portit është thyer komplet.

Burimi:CNN|PërktheudhePërshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit