David Silva ka mbyllur aventurën e tij te Manchester City dhe pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Lazion në Serinë A.
34 vjeçari kishte oferta edhe nga kampionati amerikan i futbollit MLS, por babai i tij konfirmoi se mesfushori donte të luante në Serinë A.
Sipas “Corriere Dello Sport”, “SportItalia”, “Sky Sport Italia” e të tjerë, zyrtarizimi do vijë ditën e hënë.
Enigma e fundit për të bindur lojtarin u arrit, pasi Lazio siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Ekipi italian do i ofrojë spanjollit një kontratë tre vjeçare më një rrogë të lartë. Ishte këmbëngilja e drejtorit sportiv, Igli Tare, e cila bindi lojtarin ti bashkohej bardhekaltërve.
Silva ka qenë pjesë e Manchester Cityt që prej vitit 2010 dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit të Champions League.