Ballsh/ 1200 naftëtarë 3 vite pa paga e 930 biznese mbyllur; Rama bën 2.5 milionë Euro tender për pedonalen e qytetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.08.2020, 10:55

Pazari që po realizon për klientët, duke përdorur FSHZH-në me Kryetar Bordi Erjon Braçen; nuk ka asnjë lidhje me varfërinë e banorëve të këtij qyteti të asfiksuar, të cilëve edhe “ARMO”-n që e kishin si të vetmen mundësi mbijetese, “babloku” ua shkatërroi në pazare 600 milionë Euro, evazion fiskal me Taçin e Berishës dhe Beson e tij.

Këtë fundjavë, në vend që kryeministri Rama, të mbante fjalën e dhënë para 4 ditësh, për likujdimin e pagave të 1200 naftëtarëve të Ballshit; ka firmosur tender për të ndërtuar pedonale në qytet dhe mjedis me stola, buzë rezervuarit në dalje të tij.

Në datën 7 gusht, FSHZH ka njoftuar, se qeveria ka akorduar fondin 254 milionë, 315 mijë e 463 lekë pa TVSH, ose 2.5 milionë Euro me TVSH, për kthimin e qendrës së qytetit të Ballshit, në shesh me pllaka e beton.

Duket anormalitet, ky shpenzim i madh për shesh “pllakash guri”, në një qytet tejet të varfër; ku prej 2 vitesh e sidomos 2 muajt e fundit në protestë, 1200 naftëtarë të “ARMO” nuk i kërkuan Ramës ndërtim pedonale, por pagat që u zhvati Besnik Sulaj dhe ortakët e tij rusë.

Mos dhënia pagave të naftëtarëve; dhe ndërprerja e pagës të luftës, duket qartazi se është pazar i përshpetjuar, për të mbushur thasët e ndonjë oligarku, që sipas zërave në Ballsh; thuhet se do ta marrë firma e ndërtimit e Besos së Tajvanit.

Për më tepër, që prej 4-5 muajsh situatë epidemie, në bashkinë Ballsh (qytet e zona), janë shtuar edhe afro 4000 persona të papunë, prej mbylljes së 930 bizneseve familjare, të vogla e te mesme.

Tenderi për pedonalen dhe stolat e Ballshit, Rama do ta bëjë në datën 7 shtator 2020, me fonde nga buxheti i shtetit; ndërsa data, muaji dhe viti, se kur do firmosë dhënien e pagave të naftëtarëve, nuk dihet./Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit