Në Kosovë do të përgatitet një ligj që do të sanksionojë të gjithë ata që nuk e pranojnë ekzistencën e koronavirusit. Sipas, kryeparlamentares Vjosa Osmani, secili që thotë "nuk ka virus" duhet të dënohet.
“Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, theksoi Osmani.
Osmani shton më tutje se ligji është inicuar nga ajo së bashku me 5 deputetë të tjerë.
"Ky ligj ka për qëllim që nëpërmjet kufizimeve të jetë më efektiv për parandalimin e kësaj pandemie, në rëspektim të kushtetueshmërisë", tha ajo.