Moti i vrenjtur i ditëve të fundit, nuk po e ndihmon sektorin e turizmit, një prej më të prekurve nga pandemia. Retë e zeza dhe shirat lokalë, diku në Jug edhe vetëtimat, kanë ndikuar që të ulet fluksi i automjeteve që kalojnë doganën e Morinës. Sot raportohet se ka kaluar një numër më i ulët automjetesh se një fundjavë më parë. Shkak për këtë është bërë edhe rritja e shifrave të të infektuarve me koronavirus në të dy vendet gjë që çon në rrijen e frikës dhe pasigurisë tek pushuesit.