Mëngjesi i sotëm është gdhirë me të shtëna arme. Mësohet se ka patur zbrasje të armëve në një hotel në Tushemisht të Pogradecit. Sipas dyshimeve të para, është qëlluar drejt një makine të parkuar në parkingun e hotelit. Detaje të tjera për ngjarjen nuk janë bërë ende me dije.
Informacion paraprak
Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.
Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.