“Injorant! Do hash block”/ Stërvitja e grave me armë, zv/ministrit arkitekt të Ramës ia mbështet Blendi Gonxhe

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.08.2020, 07:54

Artan Shkreli, një nga zv/ministrat që ka qenë më gjatë në poste të rëndësishme të Rilindjes, ka ngjallur debat me një fotot të fundit të postuar në profilin e tij ku i ka bërë tag të bijës edhe drejtorit të DPSHTRR Blendi Gonxhes, me përshkrimin "Çdo gjë bën vaki". Aty shfaqen disa gra duke kryer stërvitje ushtarake të armatosur në fushë. Shumë qytetarë janë ndier të provokuar nga fotoja dhe i kanë komentuar të mos tallet me atë periudhë të historisë së vendit.

Disa prej tyre zv/ministri i ka quajtur “injorantë” dhe u ka replikuar se si popull “keni helmin e monizmit në gjak”. Komentet nuk kanë reshtur, teksa një tjetër komentues e quante atë dhe elitën e tij, një kastë që pasurohet në kurriz të qytetarëve të varfër të vendit dhe se forca politike që ai përfaqëson e ka harruar bazën.

Një prej tyre i komentoi: “Edhe me budalli e ka kuptuar se demokraci si kjo mos ardh kurrë mbi planet… Demokraci xhvatese , vrasëse, denigruese të personalitetit të njeriut”, teksa Shkreli e paralajmëroi se do i bënte “block”.

Pjesë nga replikat nën postimin e zv/Ministrit

Rifat Kullolli: Z.Artan Shkreli po për çfarë ju vjen keq, aman ? Po ju nuk kuptoni se per çfarë duhet tju vijë keq për shqiptarët.? Si nuk ju vjen keq(ju elitës )që një km autostradë në kushte fushore ta kontaktoni apo ta ndërtoni me një kosto 17 milion euro /km..(8.5 milion euro e ndertojne shetet qe kane drejesi) Një rast ky , por sa mijra raste ka , që ne “injorantët” e bazës shohin se çfarë ka bërë ky shtet që nga 1992 e deri më sot për cvatur dhe qindarkën e fundit nga pasuria miliardashe kombëtare e nga xhepat tane, (apo nuk i dini keto raste ,dhe ju lind e drejta te na akuzoni per shpifje) … Dhe juve ju vjen keq se gjoja në na ka ngel “helmi i monizmit në gjak”… Po jo mor zotëri, nuk më ha meraku mua për atë sistem, mua më ngrihen leshrat përpjetë kur ju në vend qe te trajtoni problemin me të mprehtë, korrupsionin, që po gërryen nga themelet shoqërinë tone, bëni gallatë fotosh te 45 vjetëve para.. E kujt i plasi gajdja ende për atë sistem , kur ky shtet mua nuk më siguron minimumin jetik…? Ehhh , ku do tja dije një personazh si ju e të tjerë si ju ne çfarë kllapie ndodhet baza sot , dhe me aq më keq fshati , që është duke u kthyer në një gropë e zezë e ekonomise.. Nga atje lart ku qëndroni ju zoti Shkreli , patjetër që Shqipërinë e shihni me të shtata ngjyrat e ylberit, edhe ashtu siç e keni parë ashtu ja u keni rekomanduar kur keni qenë dhe këshilltar kryeministrit.. Keni plot tema për të afishuar e trajtuar me shqiptarët ju zotëri, lërini këto zhonglime me komunizëm, se atë sistem ishim ne të varferit që e rrezuam , se na kish hyrë thika në palcë, dhe elita përfitoi e u pasurua , sa që janë gati të na marrin edhe jetën kur shohin se edhe me budalli e ka kuptuar se demokraci si kjo mos ardh kurrë mbi planet… Demokraci xhvatese , vrasëse, denigruese të personalitetit të njeriut… Mjere ne që kemi lindur në këtë tokë me bashkohes përbindësha…

Artan Shkreli: Or zotni, keni gabuar faqen tuaj me timen. Nese do vazhdoni te shprazni mllefin tek une dhe te fyeni pa lidhje mua sme jepni asnje problem, por vete beni gabim se nje klik e kam t’ju bej bllok; fundja e kuptoni se sjua kam borxh. E keni kerkur ju miqesine time dhe se cfare postoj une ne faqen time private eshte puna ime. Dhe kaq sa ju tolerova, konsiderojeni thjesht respekt njerezor, por asgje me shume. Ato se sa kushton nje m2 autostrade kerkojani kujt ben projekte dhe preventiva rrugesh se nga shtepia jemi te gjithe eksperte. Tani shpresoj ta keni kuptuar qe problemin tuaj s’e beni dot timin, ndryshe bye-bye!

Rifat Kullolli: Ne se vërtetë e shihni të arsyeshme , klikoje atë buton… as të të mos vijë keq ..Kur (juve, dhe tërë kastës së larte) nuk ju vjen keq që ne jemi të papunë, pa të ardhura , pa prespektive, ë përse të të vijë keq, se po heq një"pleher" nga lista… ?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit