Në një fshat të Koresë së Veriut shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan dëme jashtëzakonisht të mëdha. Sipas raportimeve të mediave të huaja, bilanci i deritanishëm është 740 shtëpi të përmbytura dhe 1400 hektarë fusha të mbjella me oriz. Për të parë më nga afër shkatërrimin që la pas natyra, në terren ka zbritur vetë udhëheqësi suprem Kim Jong Un.
Kim Jong Un ka qenë i rrethuar me makina luksoze gjatë vizitës së tij, ndonëse disa prej tyre janë të ndaluara nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për t’u eksportuar në Korenë e Veriut. Por Kim është parë me makina luksoze, përfshirë Mercedes Benz dhe një Rolls-Royce.
Sikur të mos mjaftonte kjo, banorët e prekur nga stuhia e fortë e kanë pritur të buzëqeshur udhëheqësin e tyre. Kjo për faktin se Kim Jong Un nuk viziton shpesh zona të dëmtuara nga kushtet atmosferike. Ai ka premtuar komoditet në strehimin dhe ushqimin e banorëve deri në përballimin e situatës.
Burimi: UPI Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania