Karabinierët e Stacionit Qualiano në bashkëpunim me antimafian e Napolit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas shqiptar, i identifikuar si Bashkim Allçiu, 39 vjeç.
39-vjeçari shqiptar akuzohet për skllavërim, zhvatje të vazhdueshme dhe plagosje personale të dy motrave ukrainase.
Ndaj shqiptarit, i cili u arrestua ndërsa ishte rrugës për të marrë vajzat në fund të "ndërrimit" të turnit më 17 korrik, u mblodhën gjatë hetimeve të mëpasme, prova të mëtejshme.
Allçiu madje kërkoi shumën prej 10 mijë eurosh si çmim për lirimin e njërës prej dy motrave që kishte zbuluar se ishte shtatzënë.
Sipas asaj që është rikonstruktuar, shfrytëzimi i dy motrave do t’i kishte lejuar shqiptarit të ardhura vjetore rreth 32 mijë euro.
Në dëshminë e tyre, thuhet se ato kishin shkuar në Itali për të bërë punë të ndershme, por kishin përfunduar duke prostituuar në rrugët e Italisë, në zonën periferike të Giuliano në Kampanja.
Burimi: internapoli.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania