Ismail Brahimaj, shqiptari që tentoi arratisjen nga burgu i Korfuzit, ka një të shkuar të errët kriminale. Ai ka qenë i dënuar me 11 vite burg për dy grabitje si dhe përdorim të armëve pa leje. Në tetor të vitit 2017, ai vrau në zyrën e tij avokatin grek Michalis Zafeiropoulos. Për 40-45 minuta, autorët e vrasjes së Zafeiropoulos qendruan në zyrën e tij duke e kërcënuar atë me armë si dhe duke kërkuar informacion për rastin e biznesmenit Aristides Florou.
Ismail Brahimaj deklaroi atëherë:
Gjatë arratisjes Brahimi sulmoi me grushte edhe rojet e parë që i dolën përpara. Vrasësi i avokatit nuk hezitoi që të sulmonte as zyrtarët e burgut, që ndërhynë në momentin e arratisjes. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari rezulton me disa emra dhe mbiemra. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj, apo Brahimasi. Kurse emri Kastriot, Lavdërim, apo Mikel.
Burimi: CNN.GR Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania