Mori tenderin për helmim gjarpri/ Sokol Topçiu i ‘Farma Net’, miku ‘special’ i ministres Manastirliu, që nuk hetohet nga SPAK

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.08.2020, 19:22

Kompania "Farma Net Albania" me administrator Sokol Topçiun, është një prej bizneseve të pakët që ka "ekskluzivitetin" të përlajë të gjithë tenderët shumë milionësh të Ministrisë së Shëndetësisë.Po nuk ke ç'i bën... Nga sa mësohet nga burime brenda Ministrisë së Ogerta Manastirliut, kjo e fundit ka një miqësi "speciale" me administratorin Topçiu.Aq e fortë është kjo miqësi mes Manastirliut dhe Topçiut, sa ministrja është parë të kalojë pushimet me jahtin e biznesmenit që ka në pronësi "Farma Net Albania".

Po për të mos u marrë me lidhjet miqësore apo intime të zyrtarëve të lartë të shtetit me biznesmen, po përqendrohemi tek tenderët, pasi ato janë derivat i parave të taksave tona.E pra, tenderi më i fundit që i ishte "taksur" pikërisht "Farma Net Albania", të Sokol Topçiut, ishte ai me vlerën prej 876 milionë lekësh.

Këtë tender që për pak do të bëhej "rrush e kumbulla" si të tjerët, nga kompania farmaceutike e Topçiut, ministrja Manastirliu e kishte porositur për qendrat shëndetësore verore, raporton "GazetaAtdheu". Në një procedurë të mbyllur në 30 Mars, por të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë vetëm në fund të muajit maj, “Farma Net Albania” është shpallur fitues i tenderit për “blerje medikamentesh dhe pajisje mjekësore për qendrat shëndetësore turistike”, me fond limit 87.646.057 lekë (të reja), megjithëse ka dhënë ofertën më të lartë.

“Bileta fituese”, siç ka ndodhur edhe më parë me “Farma Net Albania”, është një lloj ilaçi, aspak çudibërës, kundër helmimit nga gjarpri, i cili quhet “Viper Venom Serum”, në flakon 5 mililitra.

Ky medikament që është i paregjistruar në Shqipëri shërben në rastet urgjente kur një pacient paraqitet në klinika, me kafshim nga gjarpri.

Ligji “Për Barnat” parashikon se medikamentet e paregjistruara mund të qarkullojnë në vendin tonë, vetëm me autorizim të Ministrit të Shëndetësisë.Disa kompani farmaceutike e qarkullojnë “Viper Venom Serum” në Shqipëri.

Por, vetëm “Farma Net Albania” qarkullon këtë medikament në flakon 5 mililitra. Të tjerët e kanë në flakon 1 mililitër, 10 mililitra, etj.Ministria e Shëndetësisë, në specifikimet teknike të tenderit 800 milionë lekë, e kërkonte medikamentin anti-helmim vetëm në sasinë 5 mililitra.Pra, as më shumë e as më pak, se sa atë medikament që ka ekskluzivitetin vetëm “Farma Net Albania”.

Fituesi me ofertën më të lartë

Në bazë të dokumenteve zyrtarë, rezulton se kompania fituese e tenderit për “blerje medikamente dhe pajisje mjekësore për qendrat shëndetësore turistike”, pra “Farma Net Albania”, ka paraqitur ofertën më të lartë.

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë tre kompani, nga të cilat njëra është skualifikuar, pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

Ndër dy kompanitë e mbetura në garë, “Farma Net Albania” ka paraqitur ofertën më të lartë, në vlerën 86.935.174 lekë (të reja).

Kompania, e renditur e para, kishte dhënë një ofertë më të ulët, konkretisht 85.583.000 lekë.Por, autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë, vendosi të skualifikojë kompaninë me ofertën më të ulët, duke lënë në garë vetëm “Farma Net Albania”, e cila rrjedhimisht u shpall edhe fituese e tenderit mbi 800 milionë lekë.Skualifikimi i kompanisë së renditur e para është bërë pikërisht për çështjet që lidhen me autorizimin e medikamenteve të paregjistruara në Shqipëri.

“Helmi i gjarprit”, SPAK, “Farma Net”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kompania “Farma Net Albania”, aktualisht janë nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderët “urgjentë” të pandemisë.Por gjithsesi SPAK duket se e ka marrë dozën e tij të "kundra helmit" me gjasë nga ministrja Manastirliu ose nga vetë "Farma Net Albania", pasi deri tani hetimet janë zvarritur dhe asnjë çështje nuk ka nisur.

“Farma Net Albania”, një kompani jo shumë e njohur në tregun farmaceutik, mori një lloj publiciteti "negativ", pikërisht pasi Prokuroria Speciale- SPAK, nisi hetimin për një tender pa garë, në vlerë 3.5 milionë euro, për “Blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga Covid-19”.

Ministria e Shëndetësisë, me një procedurë të dyshimtë, i dha “Farma Net Albania” dhe “Euromed” 3.5 milionë euro, megjithëse, siç rezultoi nga disa dokumente, ajo ofroi çmimin më të larta të produkteve të kërkuara “me urgjencë” nga institucioni i drejtuar nga Ogerta Manastirliu, raporton "Boldnews.al".Paralelisht me këtë tender, “Farma Net Albania” dukej se ishte e paracaktuar për t’u shpallur fituese në një tjetër procedurë prokurimi publik, të zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Ky institucion, i drejtuar nga Mirela Cami, në postin e drejtoreshës së komanduar, shpalli në fillim të muajit Prill 2020 tenderin për “Blerje medikamente dhe pajisje mjekësore” për të gjithë qendrat shëndetësore, me vlerë 1.5 milionë euro.

Në tenderin e Operatorit, ashtu si edhe në atë që u përmend më lart në këtë shkrim, në morinë e objekteve të kërkuara, ishte edhe “Viper Venom Serum” në flakon 5 ml, për të cilin ka ekskluzivitetin “Farma Net Albania”.

Pas një investigimi nga mediat, ku ngriheshin dyshime për fitues të paracaktuar, si edhe hetimi i nisur nga SPAK ndaj “Farma Net Albania-s” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për tenderët e pandemisë, duket se detyroi drejtuesen e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, të anulonte procedurën.

Zyrtarisht, si shkak i anulimit u deklarua mungesa e ofertave në përputhje me kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor.

Por, me sa u kuptua më pas, anulimi i tenderit 1.5 milionë euro është kryer për shkak të dyshimeve publike mbi fitues të paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit