Pas shpërthimit tragjik, Beiruti është përfshirë nga protestat për udhëheqjen e vendit. Media shtetërore raportoi mbrëmjen djeshme se forcat e sigurisë u përballën me dhjetëra protestues antiqeveritarë në Beirut, madje pati edhe disa të plagosur. Protestuesit u mblodhën afër parlamentit, ku ndezën një zjarr dhe qëlluan me gurë drejt forcave të sigurisë. Ata janë të zemëruar për ngjarjen tragjike, ku mbi 150 njerëz vdiqën dhe më shumë se 5000 u plagosën nga shpërthimi i nitratit të amoniumit, që prej disa vitesh ndodhej në një magazinë afër portit.
Ndërkohë shumë vullnetarë kanë shkuar në vend për të pastruar pluhurin dhe mbeturinat nga lagjet përreth vendit të shpërthimit. Ditën e djeshme vendin e vizitoi edhe presidenti francez Emmanuele Macron, i cili bëri thirrje për një ndryshim të thellë dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për tragjedinë. Kujtojmë se Libani ka qenë koloni e Francës para Luftës së Dytë botërore,ndërkohë populli ka nisur një peticion për rikthimin e qeverisjes franceze.
Burimi:The Guardian|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania