Pamje emocionuese/ Pas tragjedisë në Beirut, gjyshja gjen forca të luajë në piano

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.08.2020, 15:44

Kaosi do të ishtë fjala e duhur për të përshkruar skenën në shtëpinë e Abboud Melki në Beirut të mërkurën në mbrëmje. Mobiljet ishin shpërndarë, muret të shpuar dhe xhamat plotësisht të thyer dhe shpërndarë në dysheme. Por për disa minuta, bota ndaloi dhe gjërat dukeshin paqësore, pasi 79-vjeçarja luajti "Auld Lang Syne" në pianon e saj të dashur. Ajo nuk ndodhej në shtëpi gjatë momentit të shpërthimit të së martës.

Burri i saj gjithashtu nuk ishte në shtëpi, por dyqani i tij u shkatërrua, sipas mbesës së tyre May-Lee Melki. Kur u kthyen të mërkurën, sidoqoftë, ata u shokuan kur panë që shtëpia në të cilën kishin jetuar për 60 vjet, ishtë shkatërruar. Sapo Maj Abboud Melki hyri në shtëpi, ajo u drejtua drejt e tek piano, e cila ishte dhuratë nga babai i saj në ditën e martesës dhe filloi të luante.

"Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje", tha mbesa e saj. Ajo filloi me klasiken "Auld Lang Syne", por më pas filloi të luante himne arabe, gjë që bëri që vullnetarët të mblidheshin përreth dhe ta dëgjonin. Videoja teksa ajo luan në piano, është ndarë gjerësisht në rrjetet sociale, dhe ajo është përgëzuar për shpirtin këmbëngulës dhe forcën për të përballuar tragjedinë.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit