Makabre/ Babai shqiptar rrihte fëmijët, e ëma zvicerane i detyronte të hanin jashtëqitjet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.08.2020, 12:33

Dy prindër, gruaja zvicerane dhe burri nga Kosova akuzohen për abuzim masiv të dy fëmijëve të tyre për vite me radhë. Aktakuza prej 22 faqesh mund të lexohet si një roman torturash. Ajo për të cilën akuzohen bojaxhiu 49-vjeçar dhe gruaja e tij 48-vjeçare zvicerane (tani e divorcuar), është përtej çdo imagjinate, shkruan “20 Minuten”. Çifti i cili jetonte në Zyrih, sipas aktakuzës ka keqtrajtuar dy fëmijët e vet, një vajzë dhe një djalë mes të vitit 2003 dhe 2010.

Që nga viti 2006 e në vazhdim, prindërit i mbyllnin gati për çdo natë, fëmijët, atëherë shtatë dhe tetë vjeç, në dhomën e fëmijëve. Ndërsa nga viti 2008, ata i mbyllnin në bodrumin e shtëpisë. Në fundjavë, prindërit ua mbyllnin derën e dhomës gjatë ditës dhe fëmijët mund të përdorin tualetin vetëm dy herë në ditë. Kur urinonin në dysheme, ata duhej të pastronin vetë urinën dhe jashtëqitjen. Për vite me radhë, sipas aktakuzës, fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata të ishin peshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të hulumtonin tinëzisht për ushqim në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Në moshën nën nëntë vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vit mëe vogël më pak se 22 kilogramë.

Prindërit nuk i kushtonin vëmendje as higjenës personale dhe as shëndetit të fëmijëve. Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë. Atyre gjithashtu nuk u lejohej të merrnin pjesë në eksursione shkollore dhe kampe klase, si dhe u ndalohej të kontaktonin shokët e klasës, pra shkurt, ata ishin thuajse të izoluar nga bota e jashtme.

Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte hapur ujin.

Babai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht vajzat e tij

Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.

Prokurori publik ka bërë një tjetër akuzë të rëndë ndaj babait. Për të në aktakuzë thuhet se rreth çdo dy deri në tre ditë ka abuzuar seksualisht njërën vajzë midis moshës shtatë dhe dymbëdhjetë vjeçare, përcjell albinfo.ch. Ai po ashtu e ka detyruan vajzën e gruas nga një marrëdhënie e mëparshme të bënte seks oral me të. Ai akuzohet edhe për ngufatje të gruas së tij.

Vuajtjet kanë përfunduar kur djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2010 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik. Fëmijët ishin traumatizuar rëndë dhe kështu, kishin shenja të zhvillimit të vonuar, përcjell albinfo.ch. Ata kanë marrë terapi javore me vite, por gjithashtu duhet të mbështeten nga sigurimi për personat me aftësi të kufizuar, në moshën e rritur.

Prindërit kanë mbajtur burg për rreth dy vjet. Prokurori publik i akuzon ata për shkaktim dëmtimesh serioze trupore dhe privim të lirisë. Ndërsa babai gjithashtu akuzohet për akte seksuale me fëmijë, shtrëngim seksual dhe rrezikim të jetës, transmeton albinfo.ch. Procesi para Gjykatës së Qarkut në Cyrih fillon të mërkurën dhe zgjat të paktën dy ditë.

Meqenëse burri i akuzuar, akuzon ish-gruan dhe thjeshtrën e tij se po i hakmerren me akuzat e tyre të rreme për shpifje, prokurori ka paraqitur aktakuzë të dytë me këto pretendime. Gjykatës do t`i duhet të vendosë edhe për këtë aktakuzë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit