Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Skrapar. Mësohet se i infektuar është një 67-vjeçar, babai i sekretares së kryetarit të Bashkisë.
Ende nuk dihet se ku mund të jetë infektuar i moshuari, por konfirmimi i tij me Covid-19 ka vënë në alarm Bashkinë. Sekretarja është vetëkarantinuar në banesë dhe është në pritje të testimit.
E gjithë administrata e bashkisë është duke pritur daljen e përgjigjes së sekretares për të patur edhe ata testimin sipas kontakteve.
Gjithashtu janë shënuar edhe nga një rast në qytetin e Beratit dhe Kuçovës.