JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ronaldo kthehet pas në kohë: U ndjeva i tradhëtuar nga Interi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2020 14:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronaldo braziliani është kthyer së fundmi pas në kohë dhe ka folur për dëmtimin e tij të famshën gjatë kohës kur luante me Interin në Serinë A dhe thotë që u ndje i tradhëtuar nga zikaltërit.

Fenomeni u shpreh:

Ndjeja dhimbje dhe frikë kur gjuri im zbriti në “Olimpico”. Gjeta forcën për të vazhduar. Isha një tjetër njeri, por me të njëjtin pasion për futbollin. Ai pasion ishte trajneri, stafi mjekësor, psikiatri dhe shoku im i skuadrës. Dëmtimi është çështje fati, por ne duhet të marrim përsipër fajin për çka nodhi me 5 maj. Unë gjithmonë doja të kthehesha tek Interi. Unë bëra gjithçka për tu rikthyer tek Interi. Unë prita gjatë për Interin, por ato nuk më dhanë ndonjë përgjigje, thjesht u kuptua që ishte një jo. U ndjeva i tradhëtuar prej tyre”.

Më pas braziliani kaloi tek Real Madrid për tu rikthyer sërish në Serinë A por këtë herë tek rivalët e Interit, Milani. Mesa duket dëshira e tij ka qenë sërish Interi, por zikaltërit nuk e donin më.