JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtënat me armë në Fier/ 50-vjeçari i shpëtoi atentatit të dytë, shkak u bë hasmëria mes dy fiseve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë mesnatës rreth orës 00:30, 50-vjeçari Nihat Xhaferaj ra pre e një atentati në banesën e tezes së tij në Fier.

Ngjarja ndodhi në lagjen Mbrostar-Ferko në Fier.

Ai ishte strehuar në shtëpinë e tezes së tij pasi ishte larguar nga Selenica si pasojë e hasmërisë me fisin Llanaj.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën dhe është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se autorët pasi qëlluan, u larguan me një makinë tip "Benz" e cila pak minuta më vonë u gjet e djegur në aksin rrugor Fier-Levan.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës të cilat do shërbejnë për identifikimin e autorëve.

Policia bën me dije se Nihat Xhaferaj është në hasmëri me fisin Llanaj në Vlorë ndërsa historia e hakmarrjes ka nisur me vrasjen e gjyshit të Nihat Xhaferaj në 1998.Kujtojmë se 50 vjeçarit Nihat Xhaferajt i është bërë edhe më herët atentatë nga pjesëtarë të fisit Llanaj ndërsa ka shpëtuar mrekullisht për të dytën herë.

Hasmëria mes dy fiseve:

Konfliktet mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë kanë nisur në 1998. Në këtë vit u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj. I akuzuar për vrasjen e tij ishte, Baftjar Llanaj. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj. Policia e Vlorës njoftoi se 60-vjeçarit Llanaj iu zu pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj.