JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Interi dhe Tottenhami ndezin merkaton, bëhen gati për shkëmbimin e madh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2020 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi dhe Tottenhami mund të përfshihen në një marrëveshje mes tyre për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Zikaltërit janë duke shfaqur interesim për mesfushorin francez të Tottenhamit, Tanguy Ndombele, i cili pëlqehet nga trajneri, Antonio Conte.

Për të bindur Tottenhamin dhe Jose Mourinhon që të heqë dorë Ndombele, Interi po mendon t’u ofrojë anglezëve shërbimet e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.

Sipas Di Marzios, zikaltërit janë përgatitur t’i ndajnë rrugët me sllovakun në mënyrë që të ndihmojnë në nënshkrimin e Ndombele, që nuk po kalon formë të mirë te Tottenhami.

Skriniar tek Inter është transferuar në vitin 2017 dhe është kthyer në një lojtar kryesor, me Manchester Cityn që gjithashtu të interesuar për të.

Por mesa duket, Interi dëshiron ta përdorë për tjetër qëllim duke arritur kështu te mesfushori Ndombele.