Shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë është plagosur me armë zjarri në banesën e tezes së tij në Fier rreth orës 00:30.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.