Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një apartament në Vinovo, një komunë në periferi të Torinos.
Sipas hetuesve, një punonjës sigurie vrau partneren e tij në kulmin e një debati dhe më pas kreu vetëvrasje.
Kanë qenë fqinjët ata që lajmëruan karabinierët, pasi dëgjuan britma të ndjekura nga të shtëna.
Ushtarët e kompanisë Moncalieri gjetën të dy kufomat në shtëpi.
Burri, Gianfranco Trafficante 48-vjeç, qëlloi 44-vjeçaren Emanuela Urso.
Pas zbulimit të vrasjes-vetëvrasjes në vend, mbërritën prindërit e gruas, të cilët fyen vëllanë e 48-vjeçarit.
Midis dy burrave ka nisur një përleshje. Një karabinier ndërhyri për të ndaluar sherrin dhe u plagos.
Burimi: TGcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania