Mbajtja e syzeve ose mburojave të syve, përveç maskës mund të jetë një ide e mirë për të shmangur Covid-19, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Dr. Anthony Fauci gjatë një interviste. Teorikisht, ju duhet të mbroni të gjitha sipërfaqet e mukozës,tha Fauci. Studimet e fundit tregojnë se veshja e mbrojtëses së syve mund të zvogëlojë mundësinë e infeksionit për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Bazuar në ato që mjekët dinë për mënyrën se si përhapet Covid-19, ka të ngjarë të infektoheni përmes syve tuaj, thotë Dr. Thomas Steinemann. Syzet standarde ose syzet e diellit mund të ofrojnë një mbrojtje, por ato nuk janë plotësisht të sigurta pasi janë të hapura në pjesën e sipërme në të cilën mund të futen spërklat e ajrit.
Në fund të fundit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të vazhdoni të vishni një maskë, të ruani distancën sociale, të lani duart ose të përdorni dezinfektues dhe të mos prekni fytyrën.
Burimi:www.cnbc.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania