E keni menduar se të qenurit shofer mund t’ju bëjë një ditë pronar të një kompanie ndërtimi?! Madje edhe më tëpër. Të arrish të zaptosh një tokë publike e të nisësh e të ngresh mbi të gradaçela... këtë arritje Bardhjus Bushaj nuk e kishte menduar as në ëndrrat e tij më të bukura.
Një çunak nga Fieri i cili përdorej nga lloj e soj njerëzish, sot është pronar me 100% të vlerës në një kompani ndërtimi. Ajo pak mushkëri e gjelbërt që i ka mbetur Tiranës, një copëz pjesë do e gllabërojë pikërisht ai ish-shoferi nga Fieri që një ditë u zgjua si princ. Por çiraku mbetet çirak... thotë një shprehje, pasi pas ‘Justit’ nga Fieri fshihen oligarkët e vërtetë të vendit të cilët kamuflohen nën hijen e atyre që u kanë fshirë këpucët gjithë jetën.
Pak kohë më parë JOQ ka shkruar për rastin në fjalë. Por pa u shqetësuar për pronën ku do të ndërtohet. Pa u shqetësuar se çfarë dhe kush preket nga ai ndërtim. Madje pa u shqetësuar edhe për dëmet ekologjike, tek ish-Lion Park ka nisur hedhja e themeleve të gangrenës së betonit. Së fundmi pranë redaksisë së JOQ ka mbërritur një mesazh ku ngrihet shqetësimi se me tokën në fjalë po bëhen abuzime të mëdha, por mbi të gjitha edhe ndaj banorëve.
Qytetari thotë se përveç hapësirës publike, çunaku i Fierit po u rrëmben edhe lirinë e daljes. Skelat e vendosura nga kompania e tij kanë bllokuar hyrje-daljet e pallatit duke i detyruar banorët të karantinohen sërish, derisa të ngrihet gradaçela e grupit të oligarkëve.
Qytetari shkruan: