Në fund të vitit të kaluar një studim i cili kritikonte mjekët për publikimin e fotove me bikini gjatë pushimeve është kthyer sërish në qendrën e vëmendjes. Studimi u botua u botua fillimisht nga Revista e Kirurgjisë Vaskulare (JVS) por u bë viral pasi u shfaq në numrin e revistës Gusht 2020. Sipas raportimeve studimi nuk ishte bërë nga një grup ekspertësh të çështjeve etike dhe profesionale por nga tre burra të cilët nëpërmjet krijimit të disa adresave të rreme bën publike kritikat ndaj ekipeve të mjekësisë.
Megjithatë i ashtuquajturi studim, nxiti mbështetje tek disa persona në internet të cilët po ashtu binin dakord se mjekët nuk duhet të postojnë foto me bikini në rrjetet sociale. Kjo ka ngjallur pakënaqësi te mjekët të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë krijuar një hashtag #MedBikini. Mjeket kanë postuar foto me rroba banje dhe uniformë, për të kundërshtuar këtë studim seksist.
Një studente e mjekësisë shkruan: