JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Totti nis profesionin e ri, merr në menaxhim futbollistin shqiptar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2020 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Francesco Totti prej disa kohësh është futur në botën e menaxhimit pas largimit si drejtues i Romës. Ikona e verdhekuqve ka hapur një kompani menaxhimi dhe synon t’i marrë nën kontratë futbollistët e rinj e të talentuar.

Njëri prej tyre është edhe talenti shqiptar, Luis Hasa, i cili aktivizohet te moshat e Juventusit dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar te të rinjtë e bardhezinjve.

Ai është kapiten i ekipet të 16-vjeçarëve dhe shquhet për cilësitë teknike. Adoleshenti luan në qendër të mesfushës dhe si sulmues i fshehur. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 6 gola në 16 ndeshje.

Cilësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga menaxherë e skautë të ndryshëm. Francesco Totti është ai që e ka bindur shqiptarin për të nënshkruar me kompaninë e tij, që do e menaxhojë në vazhdim.