Dita e sotme ishte një ditë e zezë, ku katë persona humbën jetën në lumenjtë e Shqipërisë.Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me mbytjen tragjike të të riut në Dibër. Ai është identifikuar si shtetasi E.Z, 17 vjeç, ndërkohë që ka qenë duke lundruar me kajak në ujërat e lumit Drin.Sipas dëshmive, ai ka humbur kontrollin e kajakut, në vendin e quajtur Ura e Telit, ku uji është i rrëmbyeshëm.Mësohet se dy shsokët e tij kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa 17-vjeçari u gjet i pajetë 5 km më larg, në fshatin Selane.