JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Napoli tremb rivalët, bën blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2020 16:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Napoli duket se ka pretendime të mëdha për sezonin e ri dhe kjo duket qartë edhe nga merkato që klubi italian po zhvillon.

Skuadra e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo ka marrë në ekip një futbollist shumë premtues.

Viktor Osimhen është zyrtarisht një lojtar i Napolit. Sulmuesi ka hedhur firmën në kontratë për 5 vite me klubin italian.

Napoli shpenzoi 60 milionë euro për ta blerë nga Lila plus që dha edhe kartonin e portierit Karnezis.

Osimhen bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit. Sulmuesi ka kalur vizitat mjekësore që me datë 18 korrik dhe do mbajë fanellën me numër 9.

21 vjeçari është bërë gjithashtu një nga lojtarët afrikanë më të shtrenjtë ndonjëherë në tregun e transferimeve.. Zyrtarizimi i tij erdhi në faqen e klubit të kaltër.