Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Tiranë, në Institutin Bujqësor.Fatkeqësisht i aksidentuari ka ndërruar jetë në spital.
Viktima është identifikuar si shtetasi GJ.L., 71 vjeç dhe është përplasur nga shtetasi K.D., 23 vjeç.Mësohet se i riu është shoqëruar në Komisariatin Nr.3.
Informacion paraprak:
Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.