Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme, ku një 30-vjeçar është mbytur në lumin e Vjosës.Viktima është identifikuar si shtetasi Armando Begaj, nga fshati Gorishovë të njësisë administrative të Cakranit. Mësohet se ai ishte i martuar dhe me një vajzë, ndërkohë që kishte shkuar për t'u larë në lumë. Sipas deklaratave ai kishte shkuar bashkë me dy shokë, dhe gjatë momentit të mbytjes kishte kërkuar ndihmë, por këta të fundit janë trguar indiferentë,duke menduar se ai po 'bën vetë'. Disa banorë të zonës kanë lajmëruar policinë, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk është gjetur trupi, pasi pritet shkuarja e polumbarëve për një kërkim më të specializuar.
Njoftimi i policisë: