Denoncimi/ Komisari i Dibrës përplas “Smart-in”, zhduk menjëherë gjurmët!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 31.07.2020, 15:56

Një denoncim për komisarin e Dibrës Skënder Golemi, është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook. Sipas mesazhit të qytetarit, Golemi është futur me shpejtësi në një rrugë kryesore teksa udhëtonte me një mjet tip "Fuoristradë" dhe ka përplasur një mjet tip "Smart", i cili drejtohej nga një femër.Si pasojë e përplasjes ajo ka mbetur e dëmtuar rëndë dhe mjeti është kthyer në një anë, madje pasi ekspertiza shkoi në vendngjarje, ka nxjerrë fajtore pikërisht drejtuesen e Smart-it! Ndërkohë pas mbërritjes së karrotrecit, makinës së Golemit iu mbulua targa me qëllim zhdukjen e gjurmëve.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkokomisari i Dibres Skender Golemi zhduk gjurmet e krimit qe kryen.
Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb Pershendetje doktor.Para nje ore nje fuoristrad e MB nga rruga dytesore(e lagjes) del ne rruge kryesore me shpejtesi edhe godet nje makin tip SMART,ku brenda saj ishte nje femer e cila ka marre demtime te renda,pasi e ka goditur dhe e ka kthyer permbus erdhi ekspertiza e policise se krimit dhe shpalli fajore femren qe ishte me smart!Dhe akti me kriminal ishte kur pasi makinen me targa MB 414 AA e larguan me karrotrec dhe i mbuluan targen! Denoncimin qe ju dergova me siper e ke 100% te sigurt se ndodhi para biznesit tim dhe isha vet prezent! Dhe brenda makines se MB ka qene drejtori policise Diber Skender Golemi !

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit