Pas tërheqjes nga MMA, Connor McGregor po shijon jetën e tij private dhe është duke ushtruar pasionet e tij të tjera veç profesionit.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, irlandezi shihet duke luajtur futboll.
Paraqitja e tij u duk e mirë, ndërsa kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk ka nguruar që t’i komentojë te postimi i tij.
Ramos i shkruan:
Duket se shoqëria mes dyshes është thelluar kohët e fundit dhe nuk është çudi që McGregorin ta shohim së shpejti si të ftuar special në ndonjë stërvitje të Real Madridit.