JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lali Zdromsit “i fluturon tepeleku”, i jep 5.6 miliardë lekë oligarkëve të Rilindjes për ndërtimin e godinës së UKT-së
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25/07/2020 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lali Zdromsi dikur dilte nëpër protesta me bidona uji bosh në dorë duke simbolizuar mungesën e ujit në shtëpitë e kryeqytetasve. Edhe sot, shumë vitë më pas nga koha kur ai dilte në protestë, për turp të botës, Tirana vazhdon ende të mos ketë ujë 24 orë në ditë, ashtu si të gjitha kryeqytetet e tjera të Europës. Thuhet se për këtë duhen investime shumë të mëdha, por në fakt duket se investimet në shifra marramendëse po bëhen. Por jo për t’u sjellë ujin qytetarëve 24 orë në shtëpi, por për llaç e tulla.

Kështu, mësohet se UKT e drejtuar nga Redi Molla, një institucion në varësi direkte nga Bashkia Tiranë, do të harxhojë plot 5,6 miliardë lekë të vjetra për të ndërtuar një godinë të re për Ujësjellësin Tiranë. Tenderi mban numrin e referencës REF-58958-05-26-2020 dhe ka për objekt “Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësit”. Shikohet se në këtë procedurë tenderimi kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani ku si gjithmonë në këto raste, njëra prej tyre, përkatësisht “Elda –Vl” sh.p.k., ka ofruar vlerën zero. Pra ka marrë pjesë në garë dhe nuk ka ofruar ofertë ekonomike. Në një garë të drejtë, një veprim i tillë do të ishte absurd pasi nëse nuk ofron vlerë nuk pse merr pjesë në një garë.

Dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë qenë “Ante Group”sh.p.k., me vlerë të ofruar 475,174,806 lekë të reja pa TVSH dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë ”Gjikuria” sh.p.k. & “4 A-M” sh.p.k. me vlerë të ofruar 470,353,557 lekë të reja. Këta të fundit janë shpallur dhe fituesit e tenderit. Fondi limit i këtij prokurimi ka qenë 480.000.551 lekë të reja pa TVSH, pra që do të thotë se fituesit kanë ofruar 97,99% të vlerës së fondit limit dhe kanë fituar, një fakt ky që e vë në dyshim transparencën dhe vërtetësinë e tenderit.

Por le të ndalemi pak tek fituesit, të cilët klasifikohen si dy ndër oligarkët më të mëdhenj që kanë marrë tendera pa fund në miliona euro nga Rilindja. Firma ”Gjikuria” sh.p.k. me pronarë Milo dhe Florenc Gjikuria, vetëm në 3 vitet e fundit rezulton se ka marrë rreth 6 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit.

Nga ana tjetër, firma “4 A-M” sh.p.k. në pronësi të Ardit Metalisë, është po ashtu një tjetër “gllabërues” i fondeve publike, ku vetëm në 4-5 vitet e fundit rezulton të ketë marrë nga buxheti i shtetit rreth 45 miliardë lekë. E pra siç duket, Rilindja vazhdon përsëri të shpërndajë paratë e shqiptarëve në klubin e saj ekskluziv të oligarkëve. Kësaj herë si “spaçator” i parave, ka shërbyer Lali Zdromsi.