Zgjohu SPAK!/ Mirlinda e AKSHI-t i jep 1,8 miliardë ekspertit që nxorri Ilir Metën të pafajshëm

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.07.2020, 22:30

Si jeni? Mirë e ka bërë kamerieri kafen që po pini? Ndoshta nuk e dini, por ai ka mbaruar për juridik. Dhe nëse e ka bërë kafen e mirë, duhet përgëzuar, pasi po bën diçka që nuk ka lidhje me arsimin e tij. Dhe kjo jo për faj të tij, por për faj të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe tarafeve që ka mbërthyer kthetrat e tij në këtë vend të largët të Europës. Të largët për nga parimet europiane, jo gjeografikisht, kuptohet.

Po vajzat bukuroshe që po pijnë kafe në tavolinën ngjitur, i shikoni? Po? Mos i shikoni hiç, pasi nëse jeni djem “të zakonshëm” nuk do t’ua hedhin sytë. Kush e ka fajin? Prapë sistemi i mësipërm që ka zënë rrënjë thellë në Shqipëri. Sepse nëse ju nuk keni para dhe makinë të mirë, nuk do t’ua varin. Por kush i ka paratë në këtë vend? Dikush do të thotë ata që merren me drogë dhe pastrojnë paratë. Sigurisht, por ka edhe një grupim tjetër tepër të fuqishëm.

Bëhet fjalë për ata që shpërndajnë tendera publikë në bazë të pazareve të ndryshme. Luhet lek aq i madh sa nuk ua merr mendja. Dhe përsëri shkak bëhet sistemi i ngritur. Në Shqipëri nuk ka kundërshtarë politikë, përkundrazi janë të gjithë miq e shokë që ndajnë mes vetes paratë tona.

Dhe një nga shembujt më të mirë është kur Rilindja shpërndan gati 1,8 miliardë lekë të vjetra tek njerëzit e lidhur me LSI. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-58396-05-18-2020 me objekt “eKontroll, Sistemit i kontrollit të subjekteve që kanë kontratë me FSDKSH”. Autorieti kontraktor i këtij tenderi është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ose ndryshe AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj.

Tenderin e ka fituar kompania “Soft & Solution” shpk me administratore dhe pronare “me letra” Arjola Koromani. Por nëse i referohemi artikujve të shumtë në median e shkruar, pas kësaj kompanie “fshihet” në fakt një personazh i quajtur Ermal Beqiri.

Ai është eksperti i cili me ekspertizën e tij rrëzoi në Gjykatën e Lartë videon e korrupsionit Meta-Prifti, duke qenë elementi kyç në shpalljen e pafajshëm të Ilir Metës. Pas fitores së koalicionit PS-LSI në 2013, Beqiri u angazhua edhe si konsulent i qeverisë për hetimet e brendshme mbi skandalin e serverit të Tatimeve. Për këtë u shpëerblye duke u emëruar drejtor i departamentit të informatikës i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP).

Gjatë kësaj kohe shoqëria “Soft & Solution” shpk ka fituar shumë tendera nga ZRPP për produkte dhe materiale në fushën e informatikës. E thënë shqip, Ermali qe drejtuesi i një zyre që i jepte punë publike një firme të lidhur me të.

E me sa duket, edhe sot vazhdon të përfitojë gati 1,8 miliard lekë të vjetra shtesë. Ky është një nga shembujt më konkret se si ende sot Rilindja dhe një njeri i cili ka patur rol kyç në pafajësinë e Ilir Metës bashkëpunojnë me njëri tjetrin në kurriz të popullit. Hë pra, u bindët që nuk ka rivalë politikë në Shqipëri por gjithçka sillet rreth lekut?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit