Milani ka marrë mbëmjen e djeshme një fitore spektakolare ndaj Juventusit duke e përmbysur me rezultatin 4-2. Pavarësisht moshës së madhe, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë protagonist pasi hapi serinë e golave për kuqezinjtë.
Suedezi ktheu në gol një penallti të fituar nga Rebic. Para se të vinte ekzekutimi i penalltisë nga Ibra, Ronaldo ka tentuar të shpërqendrojë suedezin duke e provokuar.
"Pritja, ti e njeh atë", iu drejtua Ronaldo portierit të Juventusit Wojciech Szczesny, teksa këto fjalë i dëgjoi edhe Ibrahimovic. Suedezi për një moment ndaloi dhe filloi të vështronte portugezin, duke i lëshuar një buzëqeshje ironike.
Ibra arriti të shënonte golin nga penalltia dhe më pas nisi të qeshte sërish duke parë Ronaldon. Ndërkaq, brenda pak minutash, Milani arriti të përmbysë rezultatin, për të marrë tri pikë të arta ndaj liderit të Serie A.