Situata te Tottenhami kohët e fundit nuk është aspak e qetë, teksa kjo u duk qartë edhe në ndeshjen djeshme ndaj Evertonit.
Ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës së Murinjos 1-0, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë diçka tjetër.
Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat kanë kapur një moment kur Hugo Loris është përplasur me shokun e skuadrës, Heung Min-Son.
Është dashur ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës, që sherri mos degradojë më tej.
Duket një situatë aspak e mirë te ekipi londinez, teksa pritet të ketë edhe ndonjë dënim nga klubi për lojtarët në fjalë.